Showbiz

A është apo jo në një lidhje?! Më në fund Fifi tregon të vërtetën

Këngëtarja e dashur e publikut Fifi gjithmonë ka qenë e rezervuar sa i përket jetës së saj personale edhe pse tërthorazi ka ndarë herë pas herë historitë e saj jo të suksesshme të dashurisë.

Së fundmi artistja ka shuar dyshimet duke na treguar se është në një lidhje. Në një intervistë të dhënë së fundmi ajo shpjegoi se karantinën e ndau me shoqen e saj të ngushtë pasi partnerin e kishte larg.

Edhe pse të ndarë gjatë kohës së izolimit duket se Fifi është në një marrëdhënie të lumtur.