Ministri i Ekonomisë dhe Financave, në një postim në “Facebook” bëri të ditur se ekonomia shqiptare ka marrë sërish notë pozitive. Arben Ahmetaj tha se agjensia prestigjioze e vlerësimit Standard and Poor’s i ka dhënë notën “B+” Shqipërisë. Në raportin e publikuar ditën e djeshme, S&P vlerëson se performanca fiskale e vendit është rritur ndjeshëm në vitet e fundit, mbёshtetur nga rritja e qëndrueshme ekonomike dhe nga një kuadёr fiskal i pёrmirёsuar, i cili tanimë e ka vendosur detyrim në ligj kontrollin rigoroz të deficitit dhe uljen e tij, duke vendosur nën kontroll risqet e lidhur me të. Ecuria e performancës fiskale të Shqipërisë vlerësohet të mbetet pozitive deri në vitin 2021 dhe më e mirë se vendet me renditje të ngjashme, e mbështetur nga pritshmëritë pozitive të rritjes ekonomike dhe kontrollit të financave publike.