Celebrities Fashion

Aksesori që i bën këta burra të showbiz-it shqiptar të guximshëm dhe unik!

Aksesorët e meshkujve i kanë fillesat e tyre që në vitet e hershme të shekullit XX. Nga dëshmitë e hershme vëthët e tyre janë gjetur në piktura murale në Persi. Gjatë historisë, burrat që kanë mbajtur aksesorë e sidomos vëthë kanë qenë gjithmonë të admiruar dhe të nderuar nga shtresa më e lartë e shoqërisë (përfshirë këtu, ushtarët, marinarët, piratët, etj). Shoqëria perëndimore gjithsesi u përshtat me këtë stil pak më vonë.

Po në Shqipërinë tonë të vogël, a ekzistojnë ende paragjykime për meshkujt që përdorin të tillë aksesorë? Shumë personazhe të njohur të showbiz-it tonë kanë eksperimentuar shpesh me ‘look-un’ e tyre duke thyer kështu paragjykimet dhe duke na treguar stilin e tyre shumë të veçantë.

Më poshtë, ju tregojmë disa nga meshkujt VIP që mbajnë vëthë dhe ne nuk mund t’jua heqim sytë…

Bojken Lako

Bojken Lako ka qenë ndër të parët meshkuj të njohur të showbiz-it tonë që ka eksperimentuar gjithmonë me ‘look-un’ e tij. Herë me ngjyrat e flokëve që i ka ndërruar shumë shpesh përgjatë viteve, herë me stilin e tij shumë të veçantë në të veshur e padyshim në guximin që ka treguar që në vitet e hershme të karrierës së tij, duke mbajtur vëthë të modeleve të ndryshme.

Vlashent Sata

https://www.instagram.com/p/CSHmtNmoQFr/?utm_source=ig_web_copy_link

I njohur për stilin e tij shumë të veçantë, kantautori Vlashent Sata është gjithashtu pjesë e kësaj liste. Jo vetëm vëthët si aksesorë, por edhe modelet që ai zgjedh të mbajë janë tepër të veçanta. Nisur nga ky postim në llogarinë e tij në Instagram, Vlashenti e përdor këtë akesor edhe si element të besimit të tij fetar.

Eugent Bushpepa 

Eugent Bushpepa padyshim që është një nga djemtë më me stil të showbiz-it tonë dhe për më tepër me një stil shumë të veçantë. Këngëtari është një nga të “rrallët” guximtarë të showbiz-it që jo vetëm që eksperimenton ne vëthë të modeleve të ndryshme shumë të veçanta, por edhe me aksesorë të tjerë që i shtojnë një hije shumë unike stilit të tij.

Ilir Shaqiri

https://www.instagram.com/p/CU7wkFOsUo2/?utm_source=ig_web_copy_link

Ilir Shaqiri, balerini i mirënjohur që prej vitesh ka zhvilluar karrierën e tij në Itali, së fundmi është bërë shumë i njohur edhe për pjesëmarrjen e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Iliri ka një stil pak më europian nga të tjerët dhe kjo gjë duket si në stilin ashtu edhe në aksesorët që ai përdor, madje ka qenë ndër të parët që ka guxuar me ‘look-un’ e tij.

Alban Ramosaj

https://www.instagram.com/p/CQijYS4pgib/?utm_source=ig_web_copy_link

Alban Ramosaj është një nga të rinjtë e kësaj liste. Edhe pse ‘fronin’ e guximtarëve e marrin ata që kanë thyer tabutë të parët, këngëtari është padyshim një nga më unikët e prurjeve të reja në tregun muzikor, jo vetëm nga stili i të kënduarit, por edhe nga vëthët tepër të veçantë me të cilët zgjedh të eksperimentojë.

Endri Prifti

Edhe pse i përket një rryme më tradicionale, kjo gjë nuk e ka ndaluar Endri Priftin të jetë shumë guximtarë dhe i veçantë në stil. Prej vitesh, Endri edhe pse i përket një brezi tjetër këngëtarësh nuk ngurron të eksperimentojë me stilin e tij dhe madje të guxojë me vëthë që ndryshe nga pjesëtarët e tjerë të kësaj liste, ka një zgjedhje më minimaliste.

Dhe “ëmbëlsira për në fund”, çunat e Top Albania Radio…

Isli Islami

https://www.instagram.com/p/CSNEmuRKtkx/?utm_source=ig_web_copy_link

Padyshim që nëse është ndonjë nga çunat e showbiz-it që eksperimenton shumë me vëthët ‘piercing’ është Isli. Jo vetëm tek veshët, por prezantuesi ka zgjedhur edhe vende më të guximshme si tek thithkat. Megjithatë, edhe pse përdor aksesorë minimalistë, Isli është një nga më të fiksuarit pas tyre.

Elios Shuli  

Dhe së fundmi, listës i është bashkuar edhe spikeri i TAR dhe aktori i serialit më të ri 100% prodhim shqiptar ‘SNOB’, Elios Shuli. E duke njohur stilin e tij përtej të guximshmes, nuk janë çudi jo vetëm vëthët, por edhe veçantia e tyre. Epo, të qenurit ‘extra’ është diçka që lind me individin nuk mësohet me kohën…