Aktualitet

Akset rrugore me ngarkesë trafiku

Policia Rrugore informon për akset ku momentalisht është përqëndruar ngarkesa e trafikut. Këtu përfshihen Unaza e Fierit, ajo jugore Durrës-Shkozet, hyrja e dalja e qytetit të Vlorës, drejt Orikumit, si dhe Kryqëzimi i Shëngjinit. Në këto ditë fluksi të lidhur me pushimet verore, Policia Rrugore ka kaluar në gadishmëri të përforcuar.