Aksident në aksin Tepelene-Fier, pranë Qesaratit. Një makinë me targa italiane u përplas sot me një motorr, drejtuesi i të cilit u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës ku ndodhet në gjendje të rëndë. Ende nuk dihet identiteti i të plagosurit. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.