Aktualitet

Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, plagoset çifti

Aksident automobilistik në autostradën Levan-Tepelenë në vendin e quajtur Selishtë në Mallakastër. Një çift mbeti i plagosur. Makina ishte nisur nga Greqia në drejtim të Tiranës kur ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një fushë anës rrugës së autostradës. Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë lodhja dhe përgjumja e drejtuesit të mjetit i cili ndodhet në gjendje të rëndë.