Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme te rrethrrotullimi i TEG-ut.
Siç bën me dije gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, një betoniere ka rënë nga lartësia pasi është përplasur me një makinë.
Nga aksidenti i rëndë ka humbur jetën shoferi i betonieres, ndërsa është plagosur drejtuesi i një mjeti tip ‘Audi’ me të cilën mjeti i tonazhit të rëndë është përplasur para se të rrëzohej nga lartësia.
Drejtuesi i mjetit ‘Audi’ ndodhet në spital dhe sipas informacioneve paraprake është në gjendje stabël.
Si shkak i aksidentit, dyshohet shpejtësia dhe një defekt në sistemin e frenimit të betonieres. Qarkullimi është bllokuar në aksin kryesor rrugor si dhe në nyjet që lidhen me rrethrrotullimin duke shkaktuar trafik të rënduar.