Amanda Bynes, dikur një yll i madh i serialeve për fëmijë dhe adoleshentë nga fundi i viteve ’90 dhe fillimi i viteve 2000, është rikthyer në qendër të vëmendjes së publikut, këtë herë për shkak se pranoi përdorimin e Ozempik. Bynes, e cila u bë e famshme në seriale si “All That”, “The Amanda Show” dhe filmat “What a Girl Wants” dhe “She’s the Man” u tërhoq nga publiku në vitin 2010, e ndjekur nga probleme me shëndetin mendor dhe ligjin dhe u vu nën kujdestarinë e nënës së saj që nga viti 2013, e cila nuk iu hoq deri në vitin 2022.
Në një postim të kohëve të fundit në Instagram, Bynes zbuloi se do të fillojë të marrë Ozempik, një ilaç që fillimisht ishte menduar për njerëzit me diabet të tipit 2, por që është bërë popullor vitet e fundit për efektet e tij në uljen e oreksit dhe humbjen e peshës. “Po filloj Ozempik dhe jam shumë e emocionuar. Jam rreth 80 kilogramë tani dhe dua të arrij në 74. Kjo do të ishte fantastike”. Ajo zbuloi gjithashtu arsyen kryesore të vendimit të saj.
“Shpresoj se do të dukem më mirë në fotot e paparacëve dhe mjekra ime e dyfishtë nuk do të jetë më e dukshme nga kënde të çuditshme”-shtoi aktorja. Ozempik nuk është miratuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për përdorim për humbje peshe, megjithëse shumë njerëz e përdorin atë pikërisht për këtë qëllim. Aktorja e njohur ka zbuluar së fundmi gjithashtu se ka bërë një operacion estetik në sytë e saj. “Pashë disa histori në internet që thonë se kam një pamje të re dhe nuk kam qenë kurrë e hapur për këtë më parë, por në fakt kam bërë një operacion blefaroplastik në palosjet e lëkurës në cepat e syve,”-tha aktorja e “Hairspray” në një video të postuar në InstaStory.