Aktualitet

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, sot protesta e radhës në orën 17:30

Për sot në 17:30, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka njoftuar zhvillimin e të dytës protestë pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, tre ditë më parë. Ashtu si në fillimjavë, aktivistët do të rimblidhen përballë Ministrisë së Brendshme, të mbështetur nga Opozita jashtëparlamentare. Ata kërkojnë hetim ndërkombëtar për shembjen e godinës, si dhe dorëheqje të Veliajt e Ramës. Në kërkesën për hetim ndërkombëtar përkrahen nga presidenti Meta, ndërsa Basha nuk e sheh të mundur një gjë të tillë.