Kriza diplomatike mes Arabisë Saudite dhe Kanadasë ka shqetësuar Amerikën, partnere dhe aleate e dy vendeve. Departamenti i Shtetit kërkon që palët të zgjidhin problemet me rrugë diplomatike. Në fillimjavë, Mbretëria njoftoi dëbimin e ambasadorit kanadez në Riad, si dhe ngriu marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve. Kjo pasi Kanadaja u shpreh shumë e shqetësuar nga një valë tjetër arrestimesh të aktivistëve për të Drejtat e Njeriut në Arabinë Saudite.