Amerika Latine është epiqendra e re e pandemisë koronavirus, me afro 800 mijë të infektuar mbi 43 mijë viktima. Brazili rezulton më i godituri dhe me rreth 392 mijë raste është i dyti në botë, pas Shteteve të Bashkuara. Mbi 24 mijë e 500 vetë kanë humbur jetën. Sipas ekspertëve, në territorin brazilian nuk duhet të ndërmerren lehtësime të masave anti-COVID. Po në Amerikën Latine, shtimi i rasteve po merr hov në Peru, Kili, El Salvador, Guatemalë, Nikaragua e Meksikë.