Bota

Antiterrorizmi po heton ngjarjen në Londër

Në fokus janë sot dhe zhvillimet në Londër, ku antiterrorizmi po zhvillon një hetim për ngjarjen që riktheu frikën e sulmeve terroriste në kryeqytetin britanik. Një Ford Fiesta me ngjyrë gri, që drejtohej nga një 30-vjeçar hyri mes njerëzve, pranë Parlamentit. Tre persona raportohen të lënduar, një grua pak më rëndë, por fatmirësisht jashtë rreziku për jetën. Policia arrestoi menjëherë autorin dhe jep garanci se momentalisht nuk ka rreziqe të tjera për sigurinë publike.