Tech

Aplikacioni që u mundëson grave në Rripin e Gazës të raportojnë abuzimin në familje!

Një aplikacion i fundit po ua mundëson grave në Rripin e Gazës të raportojnë abuzimin në familje në mënyrë anonime. Aplikacioni “Masahatuna” u zhvillua nga inxhinierja lokale e kompjuterëve, Alaa Huthut. Alaa tha për mediat e huaja se:

Privatësia është shumë e rëndësishme pasi frika është zakonisht shkaku kryesor që gratë nuk kontaktojnë apo vizitojnë qendrat.

Ndërkaq, aplikacioni lejon gratë të regjistrohen në shërbim pa dhënë emrat ose pa lënë gjurmë të kontakteve të tyre me qendrat e kujdesit. Sjellim në vëmendje, se Gaza është shtëpia e rreth 2.3 milionë njerëzve, gati gjysma e tyre gra, sipas të dhënave palestineze. Ndërkaq, rikujtojmë, se autoritetet greke janë duke kërkuar “kokat” e një skeme të mirëfilltë piramidale që ka përpirë të ardhurat e më shumë se 10 000 të rinjve përmes përdorimit të rrjeteve sociale.

Bëhet fjalë për aplikacionin e ndërtuar nga kompania “Wind Media” me bazë në Singapor, i cili ofron të ardhura me shumë se 700 euro në muaj vetëm nëse bën “like” apo “share” në rrjetet sociale. Në fakt, hilja e aplikacionit qendron në faktin se për t’u berë pjesë e lojës, çdokush duhet të paguajë në fillim rreth 600 euro dhe më pas do të mund të fitojë të ardhura.