Arabia Saudite dëboi ambasadorin e Kanadasë e pezulloi investimet dhe marrëveshjet e reja për tregtinë me këtë shtet, duke e akuzuar për ndërhyrje në çështjet e brendshme. Tre ditë më parë, Zyra e Jashtme e Kanadasë publikoi një deklaratë ku shprehej thellësisht e shqetësuar për arrestimet e pjesëtarëve të shoqërisë civile dhe aktivistëve për të drejtat e grave në Arabinë Saudite. Trashëgimtari i fronit, Princi Saudit, Muhammad bin Salman, pati premtuar se do të hapte ekonominë e shtetit konservator e se do të lehtësonte politikat kulturore.