Pas një debati maratonë, Senati i Argjentinës kundërshtoi një projektligj, i cili do ta legalizonte abortin në 14 javët e para të shtatzanisë. 38 senatorë votuan kundër, ndërsa 31 të tjerë e përkrahën masën. Aktualisht aborti në Argjentinë lejohet vetëm në raste dhune apo nëse shëndeti i nënës është në rrezik. Dy muaj më parë, Dhoma e Ulët e Parlamentit i dha OK-ein draftit që kaloi me një diferencë të ngushtë votash.