Një armëpushim 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit hyri në fuqi në mesnatë, ndërsa një zyrtar pakistanez tha se një marrëveshje SHBA-Iran duket afër, me të dyja palët që pritet të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi dhe më pas një akord brenda 60 ditëve të ardhshme.
Edhe Donald Trump u shfaq optimist. Presidenti amerikan tha se bisedimet mund të rifillojnë gjatë fundjavës dhe se “jemi afër fundit”.
Ndërkohë, “ditë historike për Libanin”, shkroi Presidenti i SHBA-ve në Truth Social, duke mirëpritur marrëveshjen.
Megjithatë, mediat ndërkombëtare po raportojnë për sulme të vazhdueshme në periferitë jugore të kryeqytetit libanez Bejrut, menjëherë pas akordit të armëpushimit, të njoftuar dje nga Trump.
Në të njëjtën kohë, ushtria libaneze akuzoi Izraelin për granatime, duke shkelur armëpushimin dhe Hezbollahu, nga ana e tij, njoftoi se ka shënjestruar objektiva izraelite në shenjë hakmarrjeje.
Në të njëjtën kohë, Trump shkroi në një postim tjetër se shpreson që Hezbollahu të “sillet mirë”.
Shpresoj që Hezbollahu të sillet mirë gjatë kësaj periudhe të rëndësishme. Do të jetë një moment i shkëlqyer për ta nëse e bëjnë këtë. Mjaft me vrasjet! Më në fund duhet të kemi paqe.