Shembja e urës “Morandi” në Itali që la pas dhjetëra viktima ka rritur vigjilencën edhe në Shqipëri. Kreu i ARRSH-së, tha se nuk ka vend për alarm, por situata është në monitorim të vazhdueshëm. Afrim Qendro pohoi se brenda dy javësh shpallet kompania fituese që do bëjë projektin me ndërhyrjet perkatëse në urat që e kanë të nevojshme.