Showbiz

Asnjë si Ronaldo, ylli merr dhuratën më të çmuar në botë

Cristiano Ronaldo është një nga disa të zgjedhurit në botë që zotëron orën më të shtrenjtë të markës “Rolex” në histori.

Superylli i Juventusit u shfaq në “Dubai Globe Soccer Awards” përsëri në janar me orën Master Ice Rolex GMT në dorë.

Vlera e kësaj ore mendohet të jetë rreth 371,000 funte (afro 410 mijë euro) dhe është e ndërtuar nga ari i bardhë 18 karat.

Vetëm një numër i zgjedhur i klientëve zotëron orën, e cila përshkruhet si: “një shkrirje e përsosur e luksit ekstravagant dhe inovacionit teknologjik” nga Bob’s Watches.