Rudolph Giuliani, avokati i Donald Trump-it, i kundërvihet Robert Mueller-it, i cili po heton ndërhyren ruse në Presidencialet amerikane të 2016-ës. Guliani e akuzon Mueller-in se po përpiqet të dëmtojë figurën e presidentit. “Ka shumë gjëra që hetuesit e “Russiagate”-it kanë bërë dhe asnjë prej nesh nuk i di akoma. Mueller duhet t’iu përgjigjet shumë pyetjeve, unë kam thënë shumë herë se hetimi duhet të përqendrohet tek hetuesit”, – theksoi Giuliani në një intervistë për televizionin “Fox”.