Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka tërhequr vëmendje të madhe në London, ku është shfaqur me një stil krejt ndryshe dhe shumë më elegant gjatë promovimit të albumit të saj të ri “Dirty Blonde”.
36-vjeçarja është fotografuar me një look që kombinon glam-in modern me elementë klasikë, duke u kthyer menjëherë në qendër të vëmendjes së mediave dhe fansave.
Ajo ka zgjedhur një kapelë të zezë me rrjetë në pjesën e përparme, detaj që i jep pamjes një atmosferë misterioze dhe “high fashion”.
Flokët biondë të stiluar lehtë të çrregullt, së bashku me një fustan në formë korsete në blu të errët dhe detajet lidhëse anash, kanë theksuar edhe më shumë siluetën e saj. Mbi veshje, ajo ka hedhur një xhaketë të gjerë me vija, duke kompletuar një pamje që shumë e kanë cilësuar si “tapeti i kuq në rrugë”.
Në rrjetet sociale, fotot e saj kanë marrë menjëherë reagime të shumta, me fansat që komentojnë ndryshimin e stilit dhe rikthimin e fuqishëm të këngëtares në skenën ndërkombëtare.
Rexha ndodhet në Europë për promovimin e albumit “Dirty Blonde”, i cili pritet të publikohet më 12 qershor. Projekti po konsiderohet si një nga rikthimet më të rëndësishme të saj, sidomos pas suksesit të këngës “New Religion”, e cila po ngjitet lart në top-listat ndërkombëtare.
Me këtë paraqitje të fundit, Bebe Rexha duket se po shijon një nga momentet më të forta dhe më stil të karrierës së saj.