Në kryeqytetin e Serbisë zhvillohet sot dhe nesër takimi 3 palësh mes përfaqësuesve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, vendit pritës të samitit “Open Balkan”. Kryeministri Zaev dha dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet lokale ndaj Maqedoninë e Veriut në këtë takim do ta përfaqësojë zv.kryeministri Nikolla Dimitrov. Në tryezë do të jenë edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Në axhendë thuhet se Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nesër do të takohet me Ramën dhe Dimitrov, në kuadër të Ballkanit të Hapur. Iniciativa për Bashkëpunim do të mbahet në Pallatin e Serbisë (Bulevar Mihajla Pupina 2).
Takimit të tre zyrtarëve do t’i paraprijë një takim me përfaqësues të kompanive nga Republika e Serbisë, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, si dhe me përfaqësues të Këshillit Atlantik.
Tre udhëheqësit më 29 korrikun e kaluar, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohet në 4 liritë e mëdha të bashkëpunimit në botën perëndimore: liria lëvizjes së mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.
Nisma për bashkëpunim rajonal u përkrah edhe nga SHBA, BE dhe Gjermania e cila doli me një deklaratë ku kërkoi me urgjencë që të nënshkruhet edhe marrëveshja për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan më 6 tetor. Por Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj nisme, edhe pas thirrjeve për bashkëpunim.
Ndërkohë Sali Berisha në angazhimin e tij politik të quajtur foltorja vijon të kritikojë ashpër nismën “Open Ballkan”. Ai sulmoi hapur Kryeministrin e dorëhequr të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Nga “FOLTORJA” e Kamzës Berisha tha se i dërgon një përshëndetje të përzëmërt votuesve të Maqedonisë së Veirut, që ia prenë biletën një aventurieri, i cili me aventurën e tij e shëndërroi Maqedoninë në mollë sherri mes Bullgarisë dhe Serbisë. Ky politikan i verbër harroi se për Beogradin, Maqedonia u krijua për të mos lejuar formnimin e Serbisë së Madhe, por as të Bullgarisë së Madhe, e vrapoi drejt Beogradit sikur të ishte i biri i Pashiqit. Zhvillimi i Madh në Maqedoninë e Veriut, ishte se aty ku u pagëzua me emrin e George Soros “Ballkani i Hapur”, aty vdiq dy ditë më parë nga vota e qytetarëve” kjo nismë tha Berisha.