Pranga një 34-vjeçari në Berat, drejtonte makinën në gjendje të dehur, u përplas me një automjet tjetër. Ngjarja ndodhi në Otllak, ku shtetasi Bledar Saliaj në timonin e një “Renoje” goditi një “Benz”, për shkak të konsumit të tepërt të pijeve alko’olike. Materialet i kaluan Prokurorisë Berat për veprën penale, “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.