Aktualitet

Bilanci i 24 orëve të fundit i Covid-19 në vendin tonë, 5 të infektuar të rinj

Shtohen 5 raste me koronavirus në 24 orët e fundit në vend, pas 204 testimeve. Totali i të prekurve shkon në 969, afro 80% u shëruan.  Harta zgjerohet me tre raste në Durrës dhe me nga një në Tiranë e Krujë. Te Infektivi trajtohen 14 pacientë, 3 në terapi intensive.  Aktualisht janë 167 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Durrës e Krujë.  Nga fillimi i epidemisë, në vend u kryen mbi 13 mijë e 500 testime molekulare dhe serologjike.  Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat, të ruhet distancimi fizik e higjiena personale.