Aktualitet

Bilanci i Covid-19 në Kosovë

Në Klinikën Infektive të Kosovës po trajtohen 7 pacientë të prekur me COVID-19, njëri prej tyre në gjendje kritike, me frymëmarrje të drejtuar. Tre të tjerë janë në terapi intensive, ndërsa tre në gjendje të qëndrueshme. Deri tani, në Kosovë rezultojnë 989 raste me COVID-19, prej tyre 769 të shëruar e 29 viktima.