Billie Eilish është zyrtarisht një yll. Këngëtarja ka patur një vit mëse të suksesshëm në karrierën e saj muzikore e cila sapo rrëmbeu 135mimin e saj të parë në “MTV” si artistja e re më e mirë për këngën “All The Good Girls Go To Hell”.
Së fundmi është konfirmuar se ajo do të këndojë kolonën zanore të filmit më të ri të “James Bond” dhe këtë gjë e kanë konfirmuar vetë producentët e tij në Twitter.
Kënga do të quhet “No Time To Die” dhe është shkruar nga vetë Billie së bashku me vëllain e saj Finneas. Dua Lipa dhe Beyonce janë gjithashtu emrat e lakuar për të kënduar këtë kolonë zanore por mesa duket stafeta i’u kalua 18-vjeçares.
Këngëtarja amerikane është zyrtarisht artistja më e re në historinë e këtij filmi së cilës i besohet kolona zanore.