Billie Eilish është vetëm 18-vjeçe dhe po bën histori në industrinë e muzikës.
Artisja arriti të rrëmbejë plot 5-së çmime në ceremoninë vjetore “Grammy”. Këngëtarja mori në shtëpi kupat që i përkasin kategotive; artisja më e mirë, prodhimi më i mirë, albumin më i mirë dhe kënga më e mirë.
Ajo gjithashtu fitoi edhe çmimin albumi më i mirë pop duke shënuar kështu 5 çmime “Grammy”. Billie Eilish është artistja më e re në histori që ka fituar kaq shumë çmime brenda një nate.