Brazili është kthyer në një prej vendeve më të goditur nga COVID-19. Ndërsa mban vendin e dytë në botë sa i përket rasteve, rreth 272 mijë deri tani, në territorin brazilian po rriten viktimat. Në 24 orët e fundit ndërruan jetë 1 mijë e 179 vetë, çka e çon totalin në afro 18 mijë. Brazili është vendi më i prekur nga koronavirusi në Amerikën Latine.