Britania distancohet nga SHBA dhe përsërit besnikërinë ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin në përgjigje të sanksioneve të reja që Donald Trump i vendosi vendit islamik. “Ne nuk do të ndjekim SHBA-të për sanksionet”, tha Alistair Burt për BBC-në, Zv/Ministri i Punëve të Jashtme që mbulon çështjet e Lindjes së Mesme theksoi se Britania e konsideron marrëveshjen bërthamore një pjesë të rëndësishme jo vetëm për sigurisë në rajon, por edhe në botë.