Mësohet se djali i madh i David dhe Victoria Beckham i ka propozuar për martesë të dashurës së tij Nicola Peltz.
Pas disa lidhjesh të shumëpërfolura dhe të pasuksesshme, Brooklyn më në fund është ulur me këmbë në tokë. Burime pranë “Mirror” kanë konfirmuar se ai i ka bërë një propozim romantik partneres bukuroshe dhe të gjithë në rrethin e tyre të ngushtë janë të lumtur për këtë lajm.
David dhe Victoria kanë dhënë bekimin e tyre për këtë lidhje dhe tani pritet të nisin përgatitjet për një dasmë të madhe.