Brukseli zyrtar propozon 750 miliardë euro për Planin e Rimëkëmbjes anti-COVID/19 në Bashkimin Europian. “Paketa stimuluese përbëhet nga 500 miliardë euro grante dhe 250 miliardë kredi”, ndërsa pritet prezantimi zyrtar i planit nga shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Kjo do të krijojë bazën për negociata të plota, pasi 27 vendet anëtare nuk po bien dakord me mënyrën e financimit.