Me anë të një postimi në rrjetet sociale reperi shumë i dashur i publikut, Capital T ka treguar se albumi i tij i 4-t muzikor i quajtur “Skulpturë” do të publikohet më 1 korrik.
E veçanta e këtij albumi është se do të ndahet në 2 pjesë dhe të parën do të mund ta dëgjojmë më datë 1 korrik. Artisti nuk ka dhënë detaje se kur do ta lançojë pjesën e dyte ndërkohë nuk do të mungojë dhe një bashkëpunim me 2po2.
Vetë reperat e kanë konfirmuar këtë bashkëpunim nëpërmjet komenteve në postimin e Capital T.