Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë po ndodh? E dashura ruse e Don Xhonit përfundon në spital!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Para pak ditësh ai ka sjellë një surprizë për dashamirësit e tij e padyshim përpos këngës, ajo që tërhoqi shumë vëmendje është videoklipi ku shfaqet ish- e dashura e tij ruse, Ariana e veshur si nuse. Jo vetëm fakti se Ariana dhe Don Xhoni shfaqen më të afërt se kurrë në disa prej skenave, por modelja na ka konfirmuar jo vetëm ribashkimin, por na ka shtuar dyshimet se mund të jetë martuar me reperin pasi ka bërë tatuazh në dorën e saj ‘Mrs. Isufi’ (Zonja Isufi, mbiemri i tij) dhe në gishtin e martesës ka të vendosura dy unaza floriri.

Por duket se diçka e papritur ka ndodhur së fundmi, pasi pak më parë vetë ajo ka ndarë me ndjekësit një foto në Instastory ku shfaqet e shtrirë në spital me të gjithë këmbën e saj të vendosur në allçi. Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me bukuroshen, pasi ajo nuk ka zgjedhur të shpjegojë se çfarë ka ndodhur.

‘Ike’ në vetëm pak kohë ka arritur rreth 3 milion klikime në platformën YouTube.