Celebrities Gossip Pardon My French

Cili ishte gabimi që bëri brenda shtëpisë së BBVIP?/ Stelina: “I jam dedikuar një personi që nuk duhej…”

E ftuar në emisionin “Pardon My French” ishte ish-banorja e BBVIP Stelina Kurila. Në një intervistë rreth qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother Vip” ajo rrëfeu të gjitha emocionet, pengun dhe lidhjet e reja dhe ato të vjetra që ajo përjetoi. Por nuk harroi të ndalej as tek një marrëdhënie mjaft e komentuar në rrjet, asaj të Inës dhe të Kejisit ku ajo e quan një trekëndësh…

Cili ishte gabimi që mendon se bëre brenda shtëpisë?

Një gabim që e kam thënë edhe tek intervista e parë, i jam dedikuar përsëri një personi që nuk duhej t’i dedikohesha. E kisha provuar njëherë si eksperiencë tani mjaft. 

Çfarë të ndaloi që t’i thoje jo që në fillim?

Jam një njeri që përfshihem shumë në ndjenja dhe për aq kohë sa unë kisha jashtë kësaj marrëdhënie do të gënjeja nëse do të thoja që isha shëruar totalisht, isha ende në proçes shërimi. Në momentin që t’i ngacmohesh sadopak fillon edhe… 

E ndjeve për ta puthur kur të bëri surprizën në studio?

Jo. Sepse unë nuk i bëj gjërat nëse m’i thonë të tjerët i bëj kur e ndjej dhe kur e shoh të përshtatshme për t’i bërë. Kam pasur shumë presion atë natë sepse e gjithë studioja po bërtiste për ta puthur, por kisha dyshimet e mia, nëse nuk do të kisha do të kishte ndodhur.  Nuk kam bërë asnjë analizë për Inën dhe Keijsin por, për veten time. Do të isha ndjerë keq nëse unë do të jepja një puthje dhe më vonë do të shihja atë klipin. Prandaj jam krenare që unë kam dëgjuar zemrën dhe intuitën time. 

Videon e puthjes së Inës me Keijsin nuk e kishe parë më para?

Jo, nuk e kisha parë dhe besoj është transmetuar se sa më goditi. Kam pasur informacione, gjë që të cilën Ina dhe Kejisi kishin zgjedhur ta përhapnin edhe në rrjetet e tyre sociale. Kisha dyshimet e mia sepse edhe njerëzit më dërgonin video.