Mbi 42 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Britani. Këto janë shifrat e publikuara sot nga zyra e Statistikave në Londër. CNN shkruan se që në fillim të pandemisë ka pasur shumë parregullsi në regjistrimin e shifrave. Në Britani nëse një person ka ndërruar jetë 10 ditë më parë, ai mund të regjistrohet ditën e sotme.