Aktualitet

Covid-19/ Amerika 2 milionë dollarë ndihma Shqipërisë

Shkon në mbi 2 milionë dollarë ndihma amerikane për Shqipërinë në kuadër të luftës kundër koronavirusit. Përmes USAID-it, Shtetet e Bashkuara dhanë 900 mijë dollarë shtesë, fonde që i shtohen kontributit të mëparshëm në vlerë 1.2 milionë. Njoftohet se asistenca do të vazhdojë me pajisjen e laboratorëve, shtimin e mundësisë së zbulimit dhe gjurmimit të rasteve pozitive, përgatitjen e stafit laboratorik për të reaguar, përmirësimin e komunikimit të risqeve e masa të tjera. 20 vitet e fundit, Amerika ka investuar rreth 52 milionë dollarë për Shëndetësinë në Shqipëri.