Aktualitet

Covid-19/ Vazhdojnë përplasjet e forta Amerikë-Kinë

Vazhdojnë përplasjet e forta Amerikë-Kinë mbi pasojat e pandemisë koronavirus që deri tani ka prekur mbi 4 milionë e 700 mijë vetë duke shkaktuar më shumë se 315 mijë viktima. Uashingtoni shfrytëzoi Asamblenë vjetore të OBSH-së në Gjenevë të Zvicrës për të përsëritur akuzat. Sekretari i Shëndetësisë, Alex Azar tha se “për shkak të presionit kinez, OBSH-ja dështoi në dhënien e shpejtë të informacioneve mbi COVID-19”/ën. Për herë të parë në një video-konferencë, 116 shtete njoftuan se mbështesin një draft të Bashkimit Europian për një hetim të pavarur të koronavirusit.
Në një letër-ultimatum me tre faqe, Donald Trump i jep 30 ditë kohë Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të bëjë përmirësime thelbësore. Nëse kjo nuk ndodh, presidenti kërcënon me ndërprerje të përhershme të fondeve amerikane për OBSH-në, si dhe do të vihet në diskutim anëtarësimi i SHBA-ve në organizatë. Si argument, shefi i Shtëpisë së Bardhë shprehet se nuk mund të harxhojë miliona për një organizatë që nuk është në interes të amerikanëve.