Rajoni

Përcaktimi i kufijve me Kosovën, Daçiç: Në shtator!

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç tha se përcaktimi i kufijve me Kosovën është vetëm ide dhe se për propozimet konkrete, do të flitet në shtator. Ai shtoi se bisedimet konkrete mund të mbahen në shtator për shkak të përgatitjeve të BE-së për zgjedhjet në pranverën e ardhshme. Shefi i diplomacisë serbe tha se pozita e SHBA-së ka ndryshuar dhe kjo hap mundësi që të flitet për respektimin e interesave të të dy palëve.