Uashingtoni i kërkon Moskës të tërhiqet nga Abkahazia dhe Osetia e Jugut në Gjeorgji. 10 vjet më parë, Rusia iu njohu pavarësinë dy rajoneve separatiste proruse e prej asaj kohe është e pranishme ushtarakisht. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, “Abkahazia dhe Osetia iu përkasin Gjeorgjisë”. Ndërkaq, Moska kundërshton ambiciet e Gjeorgjisë për t’u bërë pjesë e BE-së dhe NATO-s.