E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë sipërmarrësja Dhurata Thanasi. Ajo ka folur më shumë mbi gatimet dhe ushqimet dhe si ndikojnë ato në marrëdhniet në çift. A kalon vërtet dashuria nga stomaku?
Gatimi është një kënaqësi që psikologët e vlerësojnë më shumë se sa kënaqësia që sjellin marrëdhëniet seksuale. Me një fjalë, është e menjëhershme. Nëse flasim për rastin e zotërisë që priste që t’i qëronte gruaja mollët për nënën e saj, do të ishte më mirë që ta bënte vetë këtë gjë, ose ta ndante, pra të gjente një të përbashkët. Jam shumë e sigurtë që nëse marrëdhënia e tij bazohet vetëm tek ushqimi, nuk do të rezistojë shumë. Duhen shumë elementë për të krijuar një kënaqësi të jashtëzakonshme. Padiskutim që ushqimi është një prej tyre dhe kur kontribuojnë të gjithë në familje, jo me patjetër të gatuajnë, por mund të kontribuojnë me blerjen e produktit.