Të ftuar në “Live From Tirana” ka qenë teologu Miron Çako dhe moderatorja Dea Vieri, për të folur rreth supersicioneve dhe bestytnive që ekzistojnë në Vitin e Ri. Si i shohin ata këto rituale?
Dea: Unë mendoj se është dhe pak çështje besimi.
Miron: Besimi vjen me logjikë, se pa logjikë nuk është besim.
Dea: Ndoshta është dhe pak efekti placebo, që unë e marr këtë kristalin dhe e besoj. Efekti placebo ka vërtetuar që njerëzit kur ndodhen në situata të rënda shëndetësore, nëse u jep një pilulë dhe u thua që kjo të shëron, e kanë marrë e kanë pirë, dhe edhe pse nuk ka qenë asgjë, i ka shëruar.
Miron: Do kenë pasur probleme psikike, nuk kanë pasur probleme fizike.
Dea: Jo, nuk kanë pasur probleme psikike, por fizike. Dhe janë çuar…
Jerida: Dea ka të drejtë sepse janë bërë dhe hulumtime, që varet se si e perceptojmë ne në momente të caktuara diçka. Unë mendoj që dhe natyra njerëzore ka luhatjet e veta, herë pas here do që të zbulojë gjëra që nuk i di, nuk i ka përjetuar dhe i takojnë një dimensioni tjetër.
Miron: Është problem psikologjik…
Dea: Nuk është problem psikologjik, sepse unë mund të bëj dhe një paralelizëm që është i shëmtuar, siç ti beson dhe i lutesh Zotit për të plotësuar dëshirat, unë mendoj që po pastroj energjinë dhe për fat të mirë.