Bashkitë e ujësjellësat janë debitorët më të mëdhenj të OSHEE-së. Në Qarkun Gjirokastër, listën e institucioneve debitore e kryeson Ujësjellësi Gjirokastër me 130 milionë lekë, i ndjekur nga i Tepelenës me 74 milionë, ndërsa ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve në Përmet dhe Këlcyrë nuk kanë paguar asnjë faturë të energjisë për 2018-ën. Me borxhe të mëdha ndaj OSHEE-së, rezultojnë dhe Bashkitë e Dropullit e të Libohovës. Në këtë të fundit, Ujësjellësi rrezikon falimentimin për shkak të pamundësisë së shlyerjes së detyrimeve e mosfunksionimit të tij si ndërmarrje.