Përtacia mund të jetë shenjë e inteligjencës së lartë. Një numër psikologësh dhe studiuesish kanë vënë re një lidhje intriguese; njerëzit me inteligjencë të lartë priren të jenë më pak të angazhuar fizikisht, duke preferuar aktivitetet mendore ndaj atyre fizike. Sipas një studimi nga Florida Gulf Coast University, individët që kalojnë më shumë kohë duke reflektuar, lexuar apo analizuar, shfaqin më pak nevojë për stimulime të jashtme, duke krijuar përshtypjen e “përtacisë”.
Mesatarisht, njerëzit që janë më pak fizikisht aktivë kanë tendencë të jenë më të zgjuar se njerëzit fizikisht aktivë, sipas një studimi të botuar në “Journal of Health Psychology”. Studiuesit madje zhvilluan një përshkrim të sofistikuar për “dembelizmin” ata e quajnë atë “nevoja për njohje”. Njerëzit që kanë këtë tipar dëshirojnë mënyra të strukturuara dhe të arsyetuara për të parë botën, dhe shpesh ndjekin aktivitete që ofrojnë stimulim intensiv mendor, siç janë stuhia e ideve ose debati. Të dhënat zbuluan se ata me një IQ të lartë mërziteshin më rrallë, duke i bërë ata të jenë më pak aktivë dhe të kalojnë më shumë kohë duke menduar.
Ka një magji të veçantë në mëngjeset që nuk fillojnë me nxitim, por me ngadalësi dhe butësi. Në një shoqëri ku produktiviteti glorifikohet dhe ku “wake up and grind” është motoja e shumë njerëzve, të zgjohesh ngadalë e të marrësh kohën tënde është një akt rebelimi i ëmbël. Mëngjeset e shtyra nuk janë për dembelët janë për ata që kanë kuptuar se ritmi i jetës nuk duhet të diktohet gjithmonë nga ora e alarmit. Është e rëndësishme të dallosh se një ditë e mirë nuk nis gjithmonë në orën 6:00 të mëngjesit. Ndonjëherë, ajo fillon më vonë, me një kafe të ngrohtë në dritare, një dush të gjatë dhe një playlist që të fton të marrësh frymë thellë.