Për herë të parë në fshatin Dhërmi janë lëshuar certifikatat e pronësisë, për 815 prona që ka ky fshat. Gjithçka është bërë e mundur pas përfundimit të regjistrimit fillestar të pronave nga ana e Zyrës vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë. Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj thotë se objektivi kryesor është regjistrimi fillestar i të gjitha pasurive në vend.