Bota

Dhjetra viktima nga rrëzimi i urës në Itali

Dyshohet se janë me dhjetra viktimat e rrëzimit të një ure në Xhenova të Italisë. Struktura u shemb mbi autostradën A10, duke përfshirë të paktën 20 makina. Në zonë ndodhen ekipet e kërkim-shpëtimit, ndërsa tre spitalet kryesore në Xhenova hapën njësitë e krizës, siç parashikon protokolli i emergjencave në raste fatkeqësish të mëdha.  Pamjet e publikuara shfaqin urën e përfshirë nga një mjegull tymi me disa dhjetëra metra që mungojnë, në një zonë industriale. Për shkak të relievit mjaft të thyer të rajonit të Xhenovas mes detit dhe malit, kalimi i autostradës shënohet nga mbikalime të gjatë e tunele.