Health & Beauty

Diabeti i tipit 1 dhe 2 dhe diabeti i fshehur, Dr.Dorina Ylli shpjegon nga se duhet të kemi kujdes!

E ftuar në emisionin “Vitality Vibes” ka qenë doktoresha e njohur endokrinologe, Dorina Ylli. Duke qenë se jemi në muajin e ndërgjegjësimit ndaj diabetit ajo ka shpjeguar me detaje se çfarë është diabeti, pse janë rritur rastet në vendin tonë dhe jo vetëm…

Kanë karakteristika shumë të ndryshme. Të dy kanë sheqerin e lartë në gjak. Tipi 1 zakonisht është në mosha të reja, mund të jenë edhe fëmijë 4-5  vjeç dhe arsyeja pse shfaqin diabetin nuk është se po jetojnë këtë stilin e jetesës sedentare por është një mekanizëm autoimun. Trupi i tyre dhe imuniteti i tyre, qelizat që na mbrojnë zakonisht nga viruset dhe nga bakteret shkojnë dhe sulmojnë pankreasin që është ajo gjëndra që prodhon insulinën. Ngaqë këto qeliza nuk funskionojnë më shfaqet diabeti.