Live From Tirana

Dietat mbas festave, a duhet të konsumojmë lëngje detoksi? Ja çfarë thonë Anila Kalleshi dhe Lida Ferrollari

Jemi pas festave, ndihemi të fryrë nga ushqimet e bollshme dhe të rënda madje disa ende nuk kanë përfunduar ngrënien e bakllavasë. Shumë prej nesh janë në kërkim të dietave të ndryshume dhe disa shpresojmë tek ato të detoksit por si duhet të humbasim peshë në mënyrë të shëndetshme? Këtë na e tregojnë dietologet Anila Kalleshi dhe Lida Ferrollari të cilat ishin të ftuara në Live From Tirana.

Megjithëse, kishin këndvështrime disi të ndryshme rreth dietave detoks, ato theksuan se duhet të heqim dorë nga ëmbëlsirat, yndyrnat shtazore dhe t’u drejtohemi bishtajoreve. Për të gjthë ne është e rëndësishme konsumimi i 5 vakteve në ditë por me sasi të kufizuar ndër to mëngjesi më i rëndësishmi që nuk duhet t’a neglizhojmë kurrë.

Mishi i kuq duhet konsumuar 2 herë në javë në sasi të vogla por edhe mund të zëvendësohet nga peshku apo mishi i bardhë. Sakaq, Lida u shpreh se njerëzit duhet të heqin dorë nga konsumimi i lëngjeve detoks pasi vetë organizmi ynë është në gjendje të vetëpastrohet.

Sa i përket kësaj të fundit, Anila shtoi se një dietë detoks mund të ndiqet me kujdes por jo t’i jepet një rëndësi parësore. Nëse lëngjet nuk janë të freskëta ajo rekomandon të mos përdoren fare.