Këmisha me mëngë të shkurtra që nga paraqitja e saj e parë në vitet 1920, gjithmonë ka qenë e lidhur më shumë me funksionin e kohës së lirë sesa me stilin. Një këmishë me mëngë të shkurtra nuk është lloji i veshjeve që do të vishni në një martesë ose një intervistë pune.
Është një veshje për mot të ngrohtë dhe kohëra të mira dhe shembujt më të mirë të disponueshëm e pasqyrojnë këtë me krenari në ngjyrat e tyre të verës, printimet që bien në sy dhe dizajni.
1. Këmisha e ‘trashëgimisë’.
Në ditët e vjetra të mira, nuk na duheshin ato ngjyra dhe modele të zbukuruara. Kjo këmishë me pëlhurën e saj të bardhë të pambukut, me disa detaje interesante mund të kombinohet me një palë pantallona të zeza të holla dhe një byzylyk të thjeshtë prej ari.

BODE
€370.37

DRIES VAN NOTEN
€590.27

2. Këmisha në formë ‘anije’.
Ne nuk mund të përcaktojmë saktësisht se çfarë është ajo që e bën kaq freskuese dhe verore këtë lloj stili. Vijat e bardha në mbylljen e këmishës dhe jaka e bëjnë kaq të veçantë sa të jep një ndjesi detare.

NN07
€119.05

MIKIA
€555.56

3. Këmisha me mëngë treçerekëshe.
Lëkura mund të mos jetë materiali i parë që mendoni kur doni të vishni këmisha me mëngë të shkurtra apo treçerekëshe. Këmisha më mëngë treçerekëshe ju jep një pamje pak më të rafinuar dhe mund të kombinohet me pantallona me bel të lartë. Ju japin një pamje pak më të rafinuar sesa këmisha juaj mesatare me mëngë të shkurtra.

1017 ALYX 9SM
€1,096.23

BOTTEGA VENETA
€615.08

4. Këmisha safari.
Kthimi te ngjyrat dhe strukturat e ingranazheve ushtarake është gjithmonë një ide e mirë. Një këmishë safari me xhepa kombinohet perfekt me një bluze poshtë saj më mëngë të shkurtra të bardhë si dhe më një palë pantallona të shkurtra.

SACAI
€664.68

BEAMS PLUS
€233.13

5. Këmisha e printuar.
Këmisha e printuar kërkon një lloj guximi për këdo që e vesh. Është e vështirë për t’u kombinuar. Çelësi i suksesit këtu është mbajtja minimale e pjesës tjetër të veshjes, ndoshta thjesht një bluze të bardhë të veshur poshtë me pantallona një ngjyrëshe.

GO BAREFOOT
€79.37

AHLEM
€342.26
