Selin Bollati është shpallur finalistja e parë e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, duke siguruar një vend në garën finale për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Teksa finalja e madhe po afron, ajo është parë në një moment introspektiv, duke biseduar me veten dhe duke reflektuar mbi rrugëtimin e saj në shtëpi.
Në një moment emocional, Selin Bollati nuk e fshehu dëshirën për të triumfuar:
A do ishte ëndërr që unë të dilja fituese? Patjetër që po
-u shpreh ajo.
Më tej, ajo theksoi autenticitetin e saj gjatë lojës:
Kam qenë e vërtetë, jo perfekte, por…
-duke lënë të kuptohet se kjo është pika e saj më e fortë në këtë garë.
Gjatë këtij edicioni, Selin Bollati ka qenë një nga banoret më të përfolura, duke marrë vëmendje të madhe si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj.
Madje, ajo është shpallur disa herë edhe si e preferuara e publikut, duke forcuar pozitat e saj si një nga pretendentet kryesore për fitoren.
Në garë për çmimin e madh janë gjithashtu: Rogert Sterkaj, Miri dhe Mateo Borri.
Me vetëm pak ditë të mbetura deri më 18 prill, tensioni dhe pritshmëritë janë në kulm, ndërsa publiku pritet të vendosë fituesin e këtij sezoni të Big Brother VIP Albania.