Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u takua me homologun koreano-verior, Ri Yong Ho. Ky takim u zhvillua gjatë samitit në Singapor të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore. Pompeo e përshkroi si “Shkëmbim të shpejtë e të sjellshëm”. Delegacioni Amerikan i dorëzoi atij koreano-verior, një letër nga Presidenti Donald Trump drejtuar Kim Jong Un-it. Përmbajtja e saj ende nuk bëhet e ditur.