Donald Trump parashikon rritje me 5% të ekonomisë amerikane në 3-mujorin e ardhshëm. Presidenti zhvilloi një darkë me përfaqësues të biznesit në Nju Xhersi. Në periudhën Prill-Qershor, Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 4.1%, çka e bën Amerikën, vendin me rritjen më të shpejtë ekonomike krahasuar me shtetet e tjera të zhvilluara. Por, ekonomistët paralajmërojnë se “Ky trend mund të përballet me pengesa nga faktorë të përkohshëm, përfshirë konfliktin tregtar me Kinën”.